Kremlini: Arabia Saudite lokacion i mundshëm për takim mes Trampit dhe Putinit
- – Kremlini konfirmoi se Arabia Saudite mund të jetë lokacioni për takimin e planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 19:42, 13 shkurt, 2025

Moskë, 13 shkurt 2025 (MIA) – Kremlini konfirmoi se Arabia Saudite mund të jetë lokacioni për takimin e planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, informon DPA.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot në Moskë deklaroi se shefat e shteteve ende nuk kanë marrë vendim të prerë, e as mund të thotë se kur do të mbahet takimi.
“Kjo mund të zgjasë me javë ose disa muaj”, deklaroi ai.
Kryeqyteti saudit Riad ishte përmendur në bisedën telefonike mes Putinit dhe Trampit, tha Peskovi.
“Arabia Saudite është vend me të cilin kemi bashkëpunim shumë konstruktiv në shumë sfera. Në këtë pikëpamje, Riadi përgjigjet mirë nga perspektiva e të dyja vendeve”, tha Peskovi.
Trampi paraprakisht deklaroi se takimi i tij i parë me presidentin rus nga viti 2021 sipas gjitha gjasave do të mbahet në Arabinë Saudite.
Trampi ka biseduar në telefon me Putinin vetëm disa javë pas marrjes së funksionit dhe për herë të parë publikisht i ndau idetë e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Putini dhe Trampi e ftuan njëri-tjetrin në vendet e tyre, tha Peskov, edhe pse shtoi se ende është herët të thuhet kur dhe si presidentët do t’i respektojnë këto ftesa, duke thënë se “zhvillimi dinamik i ngjarjeve do ta tregojë këtë”.
“Megjithatë, Putini do të jetë i mahnitur nëse Trampi vjen në Moskë në maj që ta shënojë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore”, tha ai. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s