Bekteshi-Pamer: Ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë
- Bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe mbështetja që marrim për perspektivën evropiane janë konfirmuar në takimin e sotëm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me ambasadorin e sapoemëruar të Austrisë në vend, Martin Pamer.
- Post By Sara Ademi
- 13:00, 8 nëntor, 2023
Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe mbështetja që marrim për perspektivën evropiane janë konfirmuar në takimin e sotëm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me ambasadorin e sapoemëruar të Austrisë në vend, Martin Pamer.
Ministri Bekteshi i uroi ambasadorit Pamerit mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm si dhe suksese në vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
"Në 20 vitet e fundit, Austria ka investuar mbi 830 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. Austria është partneri ynë shumëvjeçarë dhe i dëshmuar në bashkëpunimin ekonomik, pra në vendin e 20-të për nga vëllimi i tregtisë", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Totali i tregtisë në periudhën janar – gusht 2023 është 170 milionë euro, që paraqet një rritje prej 14.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ministri Bekteshi dhe ambasadori Pamer u pajtuan se sipas të dhënave ka shumë hapësirë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. sa/
Foto: Ministria e Ekonomisë