• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Vendimi për vazhdimin e afatit të çmimeve të ngrira i jep hapësirë ​​Kuvendit të miratojë zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare

Bekteshi: Vendimi për vazhdimin e afatit të çmimeve të ngrira i jep hapësirë ​​Kuvendit të miratojë zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Vendimi për vazhdimin e afatit të çmimeve të ngrira deri në fund të shkurtit i jep hapësirë ​​Kuvendit të miratojë zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektishi. 

Ai në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve se nëse mendon se kjo masë ka dhënë rezultate konkrete, thotë se është mirë të shikohen raportet e Entit të Statistikave, pasi siç tha, në të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi pasur mbi 20 për qind inflacion në sektorin ushqimor, pijet alkoolike dhe joalkoolike dhe inflacioni total prej rreth 14.5 për qind.

"Sot flasim për inflacion prej 0.91 për qind në fushën e ushqimeve dhe pijeve dhe inflacion total në vendin tonë i cili tashmë është stabilizuar në jo më shumë se 3.5 për qind dhe kjo tendencë do të vazhdojë. Për këtë arsye vendosëm ta shtyjmë masën deri në fund të shkurtit për t'i dhënë hapësirë ​​Kuvendit të miratojë zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare. Këtu nuk do të jem modest, si Qeveri dhe së pari nga KE-ja propozuam një zgjidhje të tillë ligjore që ishte shembull para disa ditësh – të njëjtën gjë bëri KE-ja për të gjithë anëtarët e saj, ndërsa ne e bëmë një muaj më parë", tha Bekteshi.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e djeshme vendosi që kufizimi i çmimeve të zgjatet deri më 29 shkurt të vitit 2024, në vend të 31 janarit të vitit 2024, për disa lloje të produkteve ushqimore bazë, konkretisht: oriz, miell, bukë dhe produkte të tjera të furrës, biskota, prodhime konditore, brumra, mish dhe produkte të mishit, qumësht, vezë, djathë dhe produkte të tjera të qumështit.

Në seancën e djeshme është marrë edhe Vendimi për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me shumicë dhe pakicë. qa/ab/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR