• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bekteshi: Të martën do të rishikohen çmimet e ngrira të 11 llojeve të pemëve dhe perimeve

Bekteshi: Të martën do të rishikohen çmimet e ngrira të 11 llojeve të pemëve dhe perimeve

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Qeveria në seancë të martën do t'i rishikojë çmimet e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve për të cilat paraprakisht mori vendim që të ngrihen deri në fund të muajit, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

 Duke iu referuar çmimeve të reja të cilat raportohen nga importuesit në Drejtorinë Doganore, siç tha, të martën e ardhshme Qeveria do t'i rishikojë çmimet e ngrira, ndërsa ato do të fillojnë të vlejnë pasi të publikohen në “Gazetën Zyrtare”.

Importuesit, saktëson ministri, në përgjithësi raportojnë rritje të lehtë të çmimeve të importit të domateve dhe trangujve. 

"Të dhënat e ditës së sotme tregojnë një rritje të lehtë të deklaratave të importit të disa prodhimeve dhe duhet rrjedhimisht në atë të korrigjohen edhe çmimet të cilat janë theksuar  në vendim. Korrigjimi do të jetë në përqindje në varësi të rritjes së shpenzimeve të importit të shfaqura në Doganë nga data 28 mars deri më sot. Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet në përqindje edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve të paraqitura në Drejtorinë e Doganave, çmimi i atij produkti do të ulet në raport me atë ulje, ndërsa nëse është njësoj, do të mbetet e njëjtë"; deklaroi Bekteshi pas takimit me importuesit e pemëve dhe perimeve në Ministrinë e Ekonomisë.

  Ai potencoi se me imprtuesit e pemëve dhe perimeve  kanë pasur një takim konstruktiv  në të cilin ka marrë pjesë edhe Oda Ekonomike.

"U dakorduam të bëjmë një korrigjim të vogël të një pjese të çmimeve, duke pasur parasysh se tashmë kanë filluar të raportojnë çmime të importit që korrespondojnë me atë që jepet si fatura në shtetet e tjera. Por,  nuk do të ketë çmime si para 10 ditëve kur në shitje me pakicë ishin rreth 130-140 denarë, pastaj shkuan deri në 150 denarë e lart", tha Bekteshi.

Ai saktëson se asnjë nga produktet që janë theksuar  në vendimin për ngrirjen e çmimeve nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë për kilogram. 

"Do të ketë një korrigjim i vogël vetëm në pjesën e domateve dhe trangujve për faktin se tashmë nuk ka më import nga Turqia dhe Greqia ku ka një prodhim më të madh të këtyre prodhimeve. Në përgjithësi deri në fund të muajit importi  bëhen nga Shqipëria dhe një pjesë e vogël nga Serbia, për shkak se në Shqipëri një muaj përpara dalin këto prodhime", tha Bekteshi. 

 Siç theksoi ai, në katër muajt e parë të vitit te ne në  përgjithësi importohet perime dhe pemë nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Serbia. Me Serbinë dhe Shqipërinë që janë në CEFTA nuk kemi doganë, ndërsa me  Greqinë dhe Turqinë ka, plus paguhet edhe 5 për qind TVSH  për pemët apo perimet e importuara.

 Ministri bëri të ditur se do të bëhen kontrolle për importin e bërë në muajt e fundit dhe shtoi se do të vijojnë sanksione për të gjithë importuesit që kanë bërë import, ndërsa në këtë rast në Shërbimin Doganor kanë dorëzuar fatura të rrejshme më të ulëta se ato reale. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR