Bekteshi: Së shpejti masa të reja për kategoritë e cenueshme të qytetarëve
- Ministria e Ekonomisë do të miratojë masa të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve, veçanërisht ato kategori të qytetarëve që kanë nevojë më të madhe. Për momentin është drejt përfundimit përgatitja e propozim-ribalancimit të buxhetit dhe me siguri deri në fund të javës, më së voni në fillim të javës së ardhshme do të dalim edhe me buxhetin e ri dhe me masa të reja që do të jenë në dobi të qytetarëve, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:37, 6 shtator, 2023
Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë do të miratojë masa të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve, veçanërisht ato kategori të qytetarëve që kanë nevojë më të madhe. Për momentin është drejt përfundimit përgatitja e propozim-ribalancimit të buxhetit dhe me siguri deri në fund të javës, më së voni në fillim të javës së ardhshme do të dalim edhe me buxhetin e ri dhe me masa të reja që do të jenë në dobi të qytetarëve, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
"Ministria e Ekonomisë në bazë ditore i merr analizat nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) të cilat na japin input në krijimin dhe hartimin e masave. Masat hartohen me Organizatën e Konsumatorit, me Odat Ekonomike dhe nëpërmjet sektorëve të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë. ISHT dhe drejtori nuk i krijojnë masat, por japin input në pjesën se ku mund të ndërhyhet për produkte të caktuara në sektorë të caktuar", tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes pas vizitës në filialin e EVN Maqedoni në Butel së bashku me drejtorin e Byrosë për Metrologji, Abdul Selam Selami.
Theksoi se duan drejtpërdrejt t'i mbështesin kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, të cilët, siç tha, ka kaluar një vit i vështirë me inflacionin dhe shtoi se mund të reagojnë menjëherë dhe t'i kufizojnë marzhet nëse vendosin për këtë. U bëri thirrje prodhuesve të bukës në vend që të mos e rrisin çmimin, ndërsa për prodhuesit e produkteve të qumështit ka theksuar se është komptetente Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së të Ujërave (MBPEU).
"Industria e qumështit nuk është në domenin tonë. Ministria e Ekonomisë në kompetencat e saj ka tregtinë, ndërsa përpunimi i industrisë së qumështit është në domenin e Ministrisë së MBPEU-së. Ne jemi përgjegjës për tregtinë e produkteve të qumështit. Nëse një kompani e caktuar prodhon produkte të qumështit, që nga momenti kur fillon t'i tregtojë atëherë Ministria e Ekonomisë ka mekanizma si të veprojë, qoftë nga prodhimi vendas, qoftë tregtimi i produkteve të qumështit që bëhen në pjesën edhe të importit dhe eksportit. Për sa i përket Ministrisë së Ekonomisë do të miratojë masa të tilla që do të jenë në dobi të qytetarëve sipas inputit që do tA ketë, përfshirë këtu edhe MBPEU. Sa i përket bukës në disa raste u kam bërë thirrje prodhuesve të bukës në shtetin tonë, veçanërisht në rajonin e Shkupit, ato 4-5 kompani që janë më të mëdha, që të mos t'i ndryshojnë çmimet. Ata e dinë shumë mirë se çfarë do të pasojë nëse ka rritje të çmimit të bukës", saktëson Bekteshi.
Theksoi se në faqen e Ministrisë së Financave mund të shihet lista e produkteve ushqimore të cilave eventualisht do t'u rritet TVSH-ja nga 5 në 10 për qind nëse kalon zgjidhja ligjore në Kuvend.
"Mendojmë se është një listë korrekte e cila është përgatitur nga të gjithë që ishin të përfshirë. Të gjitha kontrollet janë bërë me të gjitha palët e prekura dhe kjo do të ishte një qasje e drejtë për ruajtjen dhe mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve tanë", theksoi Bekteshi.
Theksoi se mendojnë se duhet të ketë një taksë solidariteti, por shtoi se paraprakisht duhet të bëhen disa ndryshime në zgjidhjen e propozuar ligjore, duke pasur parasysh se ka kaluar shumë kohë që kur është lëshuar në procedurë kuvendore.
“Jemi të hapur për të biseduar dhe të negociojmë edhe me odat ekonomike dhe brenda Kuvendit”, tha Bekteshi.
Foto: MIA