• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet deri në rreth 23 mijë denarë

Bekteshi: Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet deri në rreth 23 mijë denarë

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet me pagën mesatare në vitin 2016, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesi, duke theksuar se pagat do të rriten më shumë se inflacioni gjatë vitit, duke pasur parasysh se viti do të përfundojë me inflacion nga 7,1 për qind.

"Paga minimale këtë vit, ose më sakt në fillim të vitit të ardhshëm, do të rritet në mesataren që kishim në vitin 2016 dhe kjo tregon edhe një herë se Qeveria është e përkushtuar për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Sa për informim të qytetarëve, në vitin 2016 paga mesatare ka qenë diku rreth 23 mijë denarë, ndërsa sot është mbi 34 mijë denarë, dhe siç e kemi theksuar edhe më herët kemi arritur t'i afrohemi pagës mesatare nga viti 2016, tha Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21.

Bekteshi theksoi gjithashtu se rritja e çmimeve globale rrit edhe shportën e konsumit.

"Sa i përket fuqisë blerëse, për dallim nga viti paraprak, përveç pjesës së dytë të vitit, arritëm të arrijmë sukses në mbulimin e shpenzimeve prej dy pagave minimale në një amvisëri, të cilat ishin diku rreth 18 mijë denarë, dhe shpenzimet, e ashtuquajtura shporta e konsumit nuk ka qenë më shumë se 35 mijë denarë, për fat të keq ka pasur një rritje pothuajse globale dhe në gjysmën e dytë të vitit shporta e konsumit është rritur për përafërsisht 50 mijë denarë", tha Bekteshi. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR