• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi për Ilovicën: Jemi kthyer një hap prapa, të mos lihet hapësirë për procedurë arbitrimi

Bekteshi për Ilovicën: Jemi kthyer një hap prapa, të mos lihet hapësirë për procedurë arbitrimi

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Dje nuk është refuzuar vendimi për bashkimin e koncesioneve, por është marrë vendim me të cilën ndërpritet validiteti i vendimit paraprak për bashkimin e koncesioneve. Në të vërtetë, nuk u kemi marrë ndonjë të drejtë koncesionerëve, as nuk ua kemi marrë koncesionin ose ua kemi refuzuar kërkesën, ne vetëm jemi kthyer një hap prapa. Këtë e kam thënë edhe dje dhe para një muaji. Unë do ta respektoj çdo vendim qeveritar, këtë e kam obligim, por është edhe detyra ime si përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë të tregoj për pasoja të mundshme nga miratimi ose mosmiratimi i vendimeve.

Kështu ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e elaboroi procedurën rreth koncesioneve për minierën "Ilovica-Shtuka" në konferencën për shtyp dyorëshe dhe përmendi se Ministria e Ekonomisë është e gatshme të bëjë edhe një verifikim në terren, që të vërtetohet se koncesionet janë fqinje dhe se bëhet fjalë për koncesionerin e njejtë.

Sipas Bekteshit, vendimi për kthimin e koncesionit është final, ndërsa për kërkesën për bashkim të koncesioneve nga viti 2016 i është udhëruar Ministrisë së Ekonomisë që të veprojë konform procedurës administrative.

Ai paralajmëroi se kur do të kërkohet leje për eksploatim për koncesionin e dytë, Ministria e Ekonomisë do ta marrë vendimin e njejtë si për koncesionin e parë, e ai është refuzimi me vendim të kërkesës për leje të eksploatimit për shkak të dokumentimit jo të kompletuar që do të thotë propozim-vendim për ndërprerje të njëanshme të marrëveshjes. 

Ai edhe një herë potencoi se institucinet nuk duhet të heshtin, por duhet të aprovojnë akte konkrete që t'i lënë hapësirë koncesionerit të referohet në mosmarrje të vendimeve.  

Pritshmëria jonë, siç tha ai, është që ky vendim të kontestohet nga koncesioneri, që është e drejtë e tyre.

"Si institucion do të bëjmë çmos për ta mbrojtur këtë vendim. Edhe pse duhet të jem shumë transparent me publikun. Duke marrë parasysh argumentet që parashtrova këtu dhe pasojat e mundshme ligjore në të ardhmen, ne si Ministri e Ekonomisë dje abstenuam nga ky vendim i Qeverisë. Por ne nuk po dalim publikisht të themi se nuk do ta respektojmë këtë vendim, sepse nuk jemi të bindur në të. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbrojtur këtë vendim. Por të gjithë avokatët, në Ministri dhe studiot e jashtme ligjore thonë se kjo nuk ndryshon thelbin. Edhe pas këtij vendimi, koncesioneri “Euromaks” ka pronësinë e të dyja koncesioneve. Edhe pas këtij vendimi ai do të ketë të drejtë të përsërisë kërkesën për bashkimin e koncesioneve", nënvizoi Bekteshi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri po ashtu theksoi se një investitor i ri potencial do të duhet të plotësojë kushtet e Ligjit të ri për lëndët e para minerale, i cili nuk lejon përdorimin e cianurit për shfrytëzimin e xehes.

Lidhur me informacionet e supozuara në opinion se disa anëtarë të qeverisë janë “gënjyer” dhe “mashtruar” nga Ministria e Ekonomisë në lidhje me rastin “Ilovica”, Bekteshi në një konferencë për media në disa raste ka thënë se pret që ata të dalin dhe thonë publikisht se nuk ishte kështu.

Duke shpjeguar të gjitha procedimet gjyqësore dhe administrative, ministri kujtoi se pas ndryshimit të qeverisë dhe pas marrjes së detyrës, kërkesa në Qeveri është rinovuar në vitin 2018 dhe është dorëzuar Propozim-vendimi për bashkim, sipas inspektimit në terren dhe procesverbalit të personave që kanë bërë inspektimin. mb/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR