• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Nuk është dërguar kërkesë për ndalesë për import të grurit, nëse arrin do të shqyrtohet

Bekteshi: Nuk është dërguar kërkesë për ndalesë për import të grurit, nëse arrin do të shqyrtohet

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se deri më tani në Ministrinë nuk është dorëzuar formalisht kërkesë për ndalesë të import të grurit, por theksoi se nëse arrin dhe nëse vërtet ka nevojë do të merret një vendim i tillë. Nga Federata nacionale e fermerëve (FNF) të hënën kërkuan që të ndalohet importi i grurit për, siç thanë, të mund të blihet prodhimi vendor.

"Në Ministrinë e Ekonomisë deri në këtë moment një kërkesë e këtillë nuk është dërguar. Në momentin kur do të dërgohet, ne do të koordinohemi  me institucionet tjera dhe nëse vërtet ka nevojë të merret një vendim i tillë, kuptohet që do ta marrim. Por, kërkesa aktuale formale nuk është dorëzuar me fakte dhe argumente se sa është prodhimi vendor, sa është çmimi, sa mund të ndikojë negativisht në tregun vendor apo në prodhimin vendor", tha Bekteshi.

Ne, theksoi ai, si Ministri e Ekonomisë, jemi kompetentë për të marrë vendime të tilla, por ato duhet të mbështeten me fakte dhe argumente, me arsyetime që duhet të jenë të dhëna edhe nga institucionet e tjera, ndërsa edhe drejtpërdrejt nga organizatat e tyre, qofshin ato prodhuesit ose importuesit që janë të angazhuar në importimin e këtij produkti.

Në pyetjen e një gazetari nëse do të vazhdojë gjendja e krizës në sektorin e energjisë, Bekteshi informoi se Komisioni do të mblidhet sot dhe tregoi se do të veprojnë sipas rekomandimeve të tyre.

"Komisioni sot mban mbledhje dhe deri në fund të ditës do t'i marrim rekomandimet nga Komisioni i cili është themeluar vitin e kaluar në përputhje me Ligjin për energjetikë. Sapo të kem rekomandimet do ta informoj opinionin", tha Bekteshi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR