• e martë, 24 dhjetor 2024

Bekteshi: Me zhvillimin e minierave do të sigurohet rritje më e lartë ekonomike në shtet

Bekteshi: Me zhvillimin e minierave do të sigurohet rritje më e lartë ekonomike në shtet

 Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Minatorët janë resursi ynë njerëzor i paçmuar, ndërsa xehetaria është degë bazë për zhvillim industrial të shtetit, ndërsa duke i ndjekur zhvillimet aktuale në botë, kjo industri do të bëhet faktor bazë për mbijetesë dhe zhvillim, porosit ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me rastin e 28 gushtit, Ditës së Minatorëve.

Në urim drejtuar minatorëve Bekteshi thekson se vendi ka pasuri të pamçmuar natyrore dhe prandaj duhet të kemi kujdes të veçantë për minierat e lëndëve të para minerale në vendin tonë. 

"Megjithatë, në periudhën e kaluar jemi përballur me sfida serioze në këtë sektor, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjë që rezultoi me ndryshime ligjore me të cilat dukshëm forcohet kontrolli i punës së koncesionarëve, por nga ana tjetër lehtësohet rruga për kompanitë që duan të investojnë në këtë industri dhe njëherësh t’i respektojnë dhe zbatojnë standardet më të larta të punës, duke mundësuar siguri gjatë punës së minatorëve që janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë gjatë funksionimit", thotë Bekteshi në urim.

 Thekson Ministria e Ekonomisë me ritëm të pangadalësuar do t’i vazhdojë aktivitetet e planifikuara në xehetarinë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtij segmenti ekonomik në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke realizuar marrëdhënie partneriteti me potencialin njerëzor që punon në këtë sektor të rëndësishëm ekonomi

 "Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë që kjo degë të zhvillohet në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për shtetin, por edhe të ndikojë në mënyrë perspektive në këtë segment të shoqërisë", thekson Bekteshi në urimin me rastin e Ditës së Minatorëve. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR