• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bekteshi: Me siguri që nga nesër pastat dhe produktet e qumështit do të jenë më të lira për 15 dhe 10 për qind

Bekteshi: Me siguri që nga nesër pastat dhe produktet e qumështit do të jenë më të lira për 15 dhe 10 për qind

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i sigurt se nga nesër çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit në shitje me pakicë, do të ulen sipas vendimit të qeverisë, për 15 dhe 10 për qind.

Ai përkujtoi se kjo masë është miratuar në bazë të analizave të detajuara dhe asnjë kompani, siç tha ai, nuk pëson dëme. Nëse pas datës 31 maj çmimet janë të palogjikshme, siç tha Bektesi, do të pasojë një ngrirje tjetër.

"Jam i sigurt se vendimi i qeverisë do të zbatohet. I siguroj qytetarët se çmimet e produkteve të qumështit dhe makaronave do të jenë sipas uljes së vendosur dhe nuk do të dëmtohen fermerët dhe kompanitë. Kompanitë thjesht nuk do të kenë një pjesë të fitimeve të planifikuara. Nesër pres që të gjithë në markete të punojnë në përputhje me masat", theksoi Bekteshi sonte si mysafir në TV Telma.

Sipas tij, nuk pritet mungesa e produkteve, edhe pse Ministria e Ekonomisë ka mekanizma me të cilët mund të reagojë menjëherë.

"Ka institucione që kontrollojnë llogaritjet, ne nuk i marrim vendimet përmendësh, por në bazë të analizave të detajuara. Çmimet e të gjitha lëndëve të para kanë rënë. Të gjithë duhet të punojnë sipas vendimeve, unë pres që të bëjnë. Asnjë kompani nuk do të ketë humbje sepse jepet një përqindje e lejuar e marzhit të fitimit, që do të thotë se vendimi për marzhat nuk hiqet, ai vazhdon të jetë i vlefshëm, vetëm ngrihen çmimet paralelisht", thekson ministri.

Ai përsëriti edhe një herë se nuk ka nevojë të aktivizohen rezervat e mallrave sepse çmimi aktual i miellit në vend është 26-28 denarë, që është një rënie e madhe për gati 20 për qind nga periudha paraprake. ls/

Foto: Print-skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR