• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi dhe Trajkovski: Urdhra për kundërvajtje për tregun “Kvantashki”, importuesit e pemëve dhe perimeve dhe zinxhirët tregtarë, kallëzime penale për evazion fiskal

Bekteshi dhe Trajkovski: Urdhra për kundërvajtje për tregun “Kvantashki”, importuesit e pemëve dhe perimeve dhe zinxhirët tregtarë, kallëzime penale për evazion fiskal

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Për tregun me shumicë “Kvantashki”, për importuesit e frutave dhe perimeve, si dhe për subjektet e tregtisë me pakicë janë lëshuar urdhra kundërvajtjeje, ndërsa për subjektet tregtare që rezultojnë se kanë shmangur pagesën e detyrimeve ndaj shtetit, do të vijojnë kallëzime penale.

Kështu bëri të ditur sot në konferencë për media, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Ministri Bekteshi tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut në koordinim me të gjitha institucionet kompetente nën juridiksionin e Qeverisë, duke filluar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Policia Financiare, Drejtoria е doganаve, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të vazhdojnë me veprime të intensifikuara në terren për të respektuar vendimet e Qeverisë për çmimet e produkteve ushqimore bazë.

“Gjatë kësaj jave do të dorëzohen edhe kallëzime penale për mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë. Nuk do të ketë lëshime për këdo që nuk respekton vendimet e Qeverisë. Mbi 15 ton pemë dhe perime janë sekuestruar ditën e djeshme dhe aksionet do të vazhdojnë. Janë bërë kallëzime kundërvajtëse ndaj drejtuesve të tregut me shumicë ”Kvantashki”, kompanisë Anmark, gjoba për importuesit e pemëve dhe perimeve për kompanitë Astra Fresh, Savari, Atlantik, Fruta-Frukta, Strima, Nehar Fresh, Emma Style e të tjera, dhe sigurisht që ka gjoba për shitësit me pakicë si Vero, Stokomak, Kiper, Zendolino, Tinex, Misa MKB dhe ne nuk do të ndalemi me veprimet dhe kontrollet këtu, ato do të vazhdojnë çdo ditë”, tha Bekteshi dhe njoftoi se Vendimi për çmimet e ngrira për produktet ushqimore bazë do të vazhdojnë dhe në periudhën e ardhshme.

Ministri theksoi se shmangia e taksave mbi 10 mijë euro është vepër penale dhe tashmë në këtë pjesë janë përcaktuar kundërvajtjet për të cilat do të vijojnë kallëzimet penale.

“Kemi konstatuar se disa kompani e kanë bërë këtë, analizat e Policisë Financiare janë drejt fundit për kompanitë e tjera dhe deri të premten do të nisë procedimi penal. Qeveria, institucionet e bëjnë punën e tyre në kohën e duhur, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mos lejuar që në këto kohë të bëhet fitim”, tha ministri Bekteshi.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, tha se në “Kvantashki” janë konstatuar shumë shkelje. Tregtarët të cilët nuk mbajnë evidencë në tregti janë gjetur, tha ai, dhe malli i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.

“Gjatë ditës së kaluar, Inspektori Shtetëror i Tregut, në koordinim me Policinë Financiare dhe Ministrinë e Brendshme, ka kryer një inspektim në tregun 'Kvantashki' ku janë konstatuar shumë shkelje. Një gjobë është vendosur për tregun “Kvantashki”, por edhe për shumë importues dhe ajo që është konstatuar është se personat fizikë që nuk kanë aktivitet të regjistruar bëjnë shitjen e produkteve. Në kuadër të kompetencave tona do të vazhdojmë të bëjmë kontrolle në të gjithë vendin dhe nuk do të lejojmë mosrespektim të masave. Nga sa u konstatua dje, ka tregtarë të cilët nuk mbajnë evidencë në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 1 të Ligjit për tregti dhe kanë kryer kundërvajtje nga neni 57 paragrafi 1 i ligjit, neni 51 paragrafi 1 pika 6 të ligjit për tregti. Mallrat janë konfiskuar në vlerë prej 15 tonësh, janë shpërndarë së bashku me Agjencinë për prona të konfiskuara dhe janë dorëzuar në institucionet e caktuara”, u shpreh Trajkovski.

Ai njoftoi se nga sot në seancat gjyqësore do të paraqiten të gjithë inspektorët që kanë konstatuar shkelje dhe kjo duhet të jetë praktikë.

“I bëj apel të gjithë subjekteve ekonomike, praktika, një opsion është që të marrin urdhërpagesat dhe të paguajnë vetë, dhe opsioni tjetër është të ushtrojnë të drejtën e tyre nëse kanë ankesë përmes procesit gjyqësor. Nga sot, të gjithë inspektorët që kanë konstatuar shkelje te subjektet ekonomike do të dalin para gjykatës dhe do t'i përfaqësojnë ata dhe do të mbrojnë dispozitat ligjore sipas të cilave kanë shqiptuar shkeljet. Ligjet duhet të funksionojnë dhe do të funksionojnë. Synimi ynë është pajtueshmëria e vazhdueshme me ligjet dhe funksionimi i sistemit dhe inkurajojmë qytetarët që të raportojnë parregullsitë që cenojnë të drejtat e tyre të konsumatorëve”, tha Trajkovski. bsh/

Foto: Ministria e Ekonomisë

QËNDRONI TË LIDHUR