• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Deri në fund të janarit rritja e pagave është më e madhe nga rritja e inflacionit krahasuar me muajt paraprak nga viti i mëparshëm

Bekteshi: Deri në fund të janarit rritja e pagave është më e madhe nga rritja e inflacionit krahasuar me muajt paraprak nga viti i mëparshëm

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Rritja e pagave deri në fund të janarit është më e lartë se rritja e inflacionit në krahasim me muajt e mëparshëm të një viti më parë, që do të thotë se kemi arritur të ruajmë standardin e jetesës së shumicës së qytetarëve në vendin tonë, tha ministrI i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë që e publikoi Enti Shtetëror për Statistikë se paga mesatare në nëntor është ulur për gati 500 denarë në krahasim me tetorin, Bekteshi tha se rritja e pagave në vitin paraprak krahasuar me inflacionin dhe pagat deri në tetor nuk ka mundur të ndjekë rritjen e inflacionit për shkak të disa elementeve të importuara në vendin tonë. 

Ai thotë se po hyjmë në një fazë të re ku gradualisht rritet standardi jetësor i atyre që janë të punësuar qoftë në sektorin publik ose në atë privat.

Rritja e pagave është mbi 12 për qind mesatarisht, theksoi Bekteshi, ndërsa siç tha, inflacion nuk kemi më prej 3,5 për qind në momentin kur flasim.

Enti Shtetëror për Statistikë sot publikoi se në nëntor të vitit 2023 neto paga e paguar mesatare për të punësuarit është 38,359 denarë, që do të thotë se shënon rritje për 16,2 për qind në krahasim me nëntorin e vitit 2022.

Rritja e tillë, i detyrohet, para se gjtihash, rritjes së neto pagës  mujore mesatare të paguar për të punësuarit në sektoret: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (23.8%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (22.0%), Furnizimi me ujë; dhe kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (19.4%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e patundshmërisë (8.0%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5.9%), dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (4.6%).

Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit gjatë muajit nëntor 2023, është 57.609 denarë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR