• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekim Rexhepi do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Bekim Rexhepi do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Pas verifikimit të mandatit të deputetit të ministrit të deritanishëm të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, me Ministrinë e Transportit do të udhëheqë zëvendësministri Bekim Rexhepi.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot njoftoi se në këtë periudhë, sipas rregulloreve ligjore, do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin normal të këtij dikasteri.

Në zgjedhjet parlamentare, që janë mbajtur muajin e kaluar, Boçvarski u zgjodh për deputet nga radhët e Koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja. Postin ministror e kreu që nga 31 gushti i vitit 2020, ndërsa më parë ka qenë kryetar i Komunës së Shtipit.

Rexhepi është zëvendësministër që nga 23 shtatori i vitit 2020, ndërsa më herët ka qenë anëtar i Këshillit gjyqësor, zëvendësdrejtor në INP "Idrizovë" - Shkup, drejtor i përgjithshëm i SHA "Energjetika Shkup" - Shkup... qa/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR