Bejll për humbjen nga Irani: Është shumë e vështirë për ne, do të luftojmë deri në fund
- Post By Fitore Curri
- 18:02, 25 nëntor, 2022

Al Rajan, 25 nëntor 2022 (MIA) - Futbollisti i Uellsit, Geret Bejll është i dëshpëruar pas humbjes së sotme nga Irani (0:2) në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B në Kampionatin Botëror.
"Nuk ka opsion tjetër përveç se të themi se na vjen keq për këtë humbje. Është shumë e vështirë të tejkalohet kjo. Në pjesën e dytë të lojës lojtarët iranianë na mashtruan. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara, e jo ta mbajmë kokën ulur. Do të jetë shumë e vështirë, e dimë, por duhet të luftojmë deri në fund dhe të bëjmë përpjekje që ta kalojmë grupin", deklaroi Bejll.
Irani është i dyti në grupin B me 3 pikë, Uellsi i fundit me 1 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Uellsi e luan më 29 nëntor kundër Anglisë dhe vetëm fitorja do t'i lë në lojë për plasman në 1/8 e finales. fc/