• e martë, 19 nëntor 2024

BE-ja vendosi kornizë të re sanksionesh për "aktivitetet destabilizuese ruse në vendet e huaja"

BE-ja vendosi kornizë të re sanksionesh për

Bruksel, 8 tetor 2024 (MIA) - Këshilli Evropian sot vendosi kornizë të re për masat restriktive lidhur me "aktivitetet destabilizuese të Rusisë në vendet e huaja", e cila duhet t'i mundësojë Unionit synimin e individëve dhe subjekteve të përfshirë në aktivitetet dhe politikat e autoriteteve ruse për minimin e vlerave themelore të BE-së, si dhe siguria, pavarësia dhe integriteti i vendeve anëtare, vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.

"BE-ja prej tani do të mund të përballet me kërcënime të ndryshme hibride, siç janë minimi i proceseve zgjedhore dhe funksionimi i institucioneve demokratike, kërcënimet dhe sabotimi i aktiviteteve ekonomike, shërbimet nga interesi publik ose infrastruktura kritike, përdorimi i përhapjes së koordinuar të dezinformatave, manipulimet me informata dhe përzierje të huaj,  aksionet kibernetike qëllimkeqe, instrumentalizimi i emigrantëve dhe aktivitete tjera destabilizuese", citohet në kumtesë.

Vendimi është marrë me propozim të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel, si pjesë e përgjigjes së Unionit  në fushatën e vazhdueshme të aktiviteteve hibride nga ana e Rusisë, intensiteti i së cilës, sipas vlerësimeve të Brukselit, prej më parë është rritur përmes operacioneve të reja në tokën evropiane.

Sipas rregullave të kësaj kornize të re, sanksionet do të nënshtrohen në ngrirjen e pronës, ndërsa qytetarëve dhe kompanive të BE-së do t'u ndalohet të japin mjete në dispozicion. Plotësisht, personave fizik të stacionuar do t'u shqiptohet ndalesë për udhëtim, hyrje ose tranzitim në territorin e BE-së.

Kompasi Strategjik për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2022, parashikon krijimin e një mekanizmi të mjeteve hibride të BE-së, i cili do të bashkojë instrumentet e reja ekzistuese dhe të mundshme për të zbuluar dhe për t'iu përgjigjur një game të gjerë kërcënimesh hibride. Ky mekanizëm është funksional nga dhjetori i vitit 2022.

Më 21 maj të këtij viti, Këshilli i BE-së miratoi konkluzionet që tregojnë se "aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë po përdorin gjithnjë e më shumë taktika hibride, të cilat përbëjnë një kërcënim në rritje për sigurinë e BE-së, vendeve anëtare dhe partnerëve të saj" dhe thirren institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të forcojnë aktivitetet për të monitoruar përpjekjet e aktorëve të huaj për të ndërhyrë në procesin demokratik të BE-së.

Në konkluzionet e Këshillit të 27 qershorit të këtij viti, dënohen "të gjitha llojet e aktiviteteve hibride, që janë në rritje dhe synojnë BE-në, shtetet anëtare dhe partnerët e saj", dhe bëhet thirrje për vendosjen e një regjimi të ri të sanksioneve në lidhje me kërcënimet hibride. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR