• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja vazhdon misionin për ndihmë ushtarake për Ukrainën për edhe dy vite

BE-ja vazhdon misionin për ndihmë ushtarake për Ukrainën për edhe dy vite

Bruksel, 8 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së publikoi se e vazhdon mandatin e Misionit për ndihmë ushtarake në Ukrainë për dy vite, deri 15 nëntor 2026, me buxhet të ndarë prej pothuaj 409 milionë eurove. Misioni zbatohet në vendet e BE-së dhe është e dedikuar për stërvitje të ushtarëve ukrainas.

Misioni mbetet mjet kyç për përkrahjen ushtarake të BE-së për Ukrainën, ndërsa qëllimi kresor është të kontribuojë për rritjen e kapaciteteve ushtarake të armatës ukrainase, thuhet në kumtesë. Pritet që pjesëmarrësit në misionin evropiane të punojnë në bashkëpunim me Misionin për ndihmë të sigurisë dhe stërvitje të NATO-s.

Në tetor të vitit 2022, Këshilli i BE-së ka marrë vendim për formimin e misionit për Ukrainën me kohëzgjatje fillestare prej dy viteve. Qëllimi strategjik i misionit është të kontribuojë për kryerje efektive të operacioneve për mbrojtje të integritetit territorial të vendit sipas kufijve të njohura ndërkombëtarisht.

Deri tani në misionin janë stërvitur 63.000 ushtarë ukrainas - gjithsej 10 brigada. Gjatë muajve të ardhshëm pritet të stërviten edhe 15.000 ushtarë, thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR