• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja: Të vazhdojmë ta inspirojmë përfshirjen e grave në politikë

BE-ja: Të vazhdojmë ta inspirojmë përfshirjen e grave në politikë

Bruksel, 8 mars 2024 (MIA) - Në këtë vit të zgjedhjeve në shumë vende të botës, t'i mbrojmë të gjitha gratë, veçanërisht të rejat, kudo që janë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, ta kërkojnë vendin e tyre në shoqëri dhe të marrin pjesë në jetën politike, thuhet në deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe përfaqsuesit të lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas - 8 Marsit.

"Sot, përqindja e grave në politikë ende është larg përfaqësimit të diversitetit të shoqërive tona. Përqindja e përgjithshme e grave në parlamentet për momentin është 33 për qind në vendet anëtare të BE-së dhe 26,5 për qind në nivel global. Patjetër duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë që ta inspirojmë dhe promovojmë përfshirjen e grave në politikë", thuhet në deklaratë.

Në të më tej përkujtohet se ky vit 2024 është vit i zgjedhjeve mbarë botën, me ç'rast mbi katër miliardë njerëz do të mund të ta japin votën e tyre, duke përfshirë më shumë se 400 milionë qytetarë të BE-së, që do të votojnë në qershor në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

BE-ja thekson se edhe sot në shumë pjesë të botës gratë ende pengohen të marrin pjesë në jetën publike, ndërsa në disa raste ato janë plotësisht të përjashtuara nga proceset vendimarrëse dhe çështjet publike.

"Në të gjitha shoqëritë, gratë vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe janë eksponuar në të rritur nga dhuna, edhe onlajn edhe oflajn. Ky është problem akut për politikanet, gazetaret dhe aktivitetet, veçanërisht për mbrojtëset e të drejtave të njeriut", shtohet në deklaratë.

Motoja e Ditës Ndërkombëtare e Gruas këtë vit është "Inspiro përfshirje", që buron nga tema e KB-së për vitin 2024. "Investoni tek gratë. Përshpejtoni progresin" dhe mesazhi kryesor i së cilës është se nga shoqëria thelbësore është që të sigurohet roli aktiv i grave në shoqëri, sidomos në pozitat ku merren vendime.

Në prag të shënimit këtë vit të 8 Marsit, të mërkurën në Bruksel në organizim të zëvendëskryetares së Komisionit Evopian për vlera dhe transparencë, Vera Jourova mbahet forum i nivelit të lartë me titull "Gratë në jetën publike", ku një nga folëset kryesore ishte edhe zëvendës kryeministrja  përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Gërkovska.

Pjesëmarrëset e forumit në fjalimet e tyre janë përqëndruar në sfidat, me të cilat ballafaqohen gratë në politikë, gazetari dhe në shoqërinë civile, ndërsa një nga pyetjet e ngritura në debat ishte arsyeja pse gratë largohen nga postet publike, me ç'rast është bërë apel për angazhim më të madhe të mediave, organeve kompetente dhe partive politike për t'i dhënë fund kësaj tendence. rq/bsh/

Foto: OKB Gratë

QËNDRONI TË LIDHUR