BE-ja përpiloi tre programe investuese për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe rajoneve tjera
- Bashkimi Evropian sot filloi tre programe investuese për më shumë se 700 milionë euro për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rajoneve tjera, të cilat sipas pritjeve do të mobilizojnë 6,3 miliardë euro investime publike dhe private.
- Post By Sara Ademi
- 17:37, 3 tetor, 2024
Bruksel, 3 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot filloi tre programe investuese për më shumë se 700 milionë euro për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rajoneve tjera, të cilat sipas pritjeve do të mobilizojnë 6,3 miliardë euro investime publike dhe private.
Programet të cilat reflektojnë përkushtim të fortë të rezistencës së klimës dhe prosperitetit ekonomik gjithëpërfshirës janë mbështetur nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm (EFSD+), si pjesë e nismës Globaj getuej, thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.
BE-ja dhe Institucionet Financiare Zhvillimore Evropiane (EDFI) filluan një program të ri për zbutjen e ndryshimeve klimatike me qëllim të mobilizojnë katër miliardë dollarë për mënjanimin e më shumë se tetë milionë tonë dioksid karboni dhe gazra tjerë të dëmshëm nga atmosfera. EFSD+ do ta mbështesë atë projekt me 366 milionë euro, ndërsa do të realizohet në Ballkanin Perëndimor, si dhe në vendet e Afrikës subsahariane, Amerikës dhe Karaibeve, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Paqësorit.
Objektivi i projektit të dytë të mbështetur nga EFSD+ me 255 milionë euro synon të mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike të mikro ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përmirësimin e përfshirjes financiare dhe mbështetjen e kompanive të menaxhuara nga gratë.
Komisioni Evropian dhe banka holandeze për zhvillimin e sipërmarrjes FMO do të ndajnë fonde shtesë për fondin e përdorimit të tokës, ndërsa garancia buxhetore EFSD+ arrin në 105 milionë euro, u njoftua në faqen e internetit të Komisionit Evropian.
"Nënshkrimi i sotëm është një shembull tjetër i madh i angazhimit tonë të vendosur për të mbështetur përfshirjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësinë Lindore", tha komisari evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhei. sa/