• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja ka problem serioz me demokracinë - Siljanovska Davkova për heqjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në raportin e PE-së

BE-ja ka problem serioz me demokracinë - Siljanovska Davkova për heqjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në raportin e PE-së

Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për heqjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas përmes një amendamenti të lobuar nga deputetë bullgarë, thotë se kjo e dëshmon deficitin demokratik në BE, duke e përshirë edhe Parlamentin Evropian, i cili, thotë, duhet të jetë shtëpi e qytetarëve evropianë.  

“Nuk jam e tronditur, edhe pse thashë se jam thellësisht e zhgënjyer, veçanërisht nga natyra e disa amendamenteve, dhe gjithashtu nga diskutimet, nuk jam e tronditur sepse ka përfaqësues të partive që janë kundër vetë BE-së që ulen në Parlamentin Evropian. Përndryshe, u befasova këndshëm nga raporti i zotëri Uajc, ai konsiderohet një deputet i respektuar që i njeh mirë rrethanat e Ballkanit, sepse kjo që po na ndodh neve, edhe Austria mund t'ia bënte Sllovenisë sepse Kushtetuta sllovene nuk i përfshin austriakët, kroatët, boshnjakët, romët... Por natyra e amendamenteve tregoi se jo vetëm bota, por edhe Evropa dhe BE-ja kanë problem serioz me demokracinë”, theksoi Siljanovska Davkova.

Presidentja e komentoi fjalimin e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sipas të cilit, nevojiten reforma brenda në BE. 

“Mendoj se deklarata e tij nuk është e rastësishme dhe se ka të bëjë si me fenomenin e vetos ashtu edhe me rrezikun e bilateralizimit të integrimit evropian në një kohë kur zgjerimi i BE-së në kuptimin që një ditë do të flasim për një sinonim ose për barazi midis BE-së dhe Evropës, sepse ne gjithmonë kemi qenë gjeografikisht, historikisht, kulturorisht pjesë e Evropës dhe në kohë rreziku, multilateralizmi duke qenë nën presionin e multipolarizimit sot në botë, është i rëndësishëm që BE-ja, pra Evropa, të jetë një lojtar konkurrues në skenën politike pluraliste botërore dhe të përfshijë të gjitha vendet që gjeografikisht, historikisht dhe kulturorisht i përkasin asaj. Pse, meqenëse sot çështja e integrimit evropian është një çështje stabiliteti dhe sigurie”, tha presidentja.

Ajo theksoi se është e befasuar nga përgjigja e Qeverisë bullgare për vërejtjet në kuptim të situatës në Bullgari në lidhje me pakicat. 

“Ja çfarë iu drejtua ajo Këshillit të Evropës. Ajo thotë se në përmbledhjen e regjistrimit të vitit 2021, 1.143 persona u vetëidentifikuan si maqedonas etnikë, 3.540 deklaruan se gjuha e tyre amtare është maqedonishtja dhe 1.091 persona raportuan se flasin maqedonisht në shtëpi. Dhe ja çfarë shkruan Qeveria - thotë se ‘mundëson një proces vullnetar të vetëidentifikimit’. Këtu po i drejtoj subjektet ndërkombëtare të kthehen te regjistrimet në Bullgari, sepse disa ndryshime fenomenale nuk ndodhin kurrë askund. Pra, le ta shohin regjistrimin e vitit '56 dhe regjistrimin e vitit '46, por është interesante se çfarë shkruhet në letrën e Qeverisë. Pra, këta njerëz që paraqiten si maqedonas janë një grup i vogël dhe nuk i plotësojnë kriteret objektive për statusin e një pakice kombëtare. A mund të konkludojmë diçka? Për cilën kategori duhet ta ndryshojmë Kushtetutën? Për sa? Ja unë pyes”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova. fc/

  Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR