• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja filloi negociata për regjim pa viza me Armeninë

BE-ja filloi negociata për regjim pa viza me Armeninë

Bruksel, 10 shtator 2024 (MIA) - Komisioni evropian njoftoi se ka filluar negociatat me Armeninë për vendosjen e regjimit pa viza, i cili do t'i mundësoj Armenisë të udhëtojë në BE pa viza deri 90 ditë, njoftoi Komisioni Evropian. 

Negociatat vijnë pas pëparimit në marrëdhëniet dypalëshe, të filluara në vitin 2017, me Marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim të përgjithshëm. Do të bëhen ndryshime në dokumentet e qytetarëve armenë dhe përmirësime në menaxhimin e kufijve dhe migracionit.

BE-ja vendosi regjim më të thjeshtë të vizave për Armeninë në vitin 2014, por udhëtimi pa viza nuk do të jetë automatik, thuhet në njoftimin e Komisionit. Bisedimet do të vazhdojnë derisa të përmbushen të gjitha kriteret, ndërsa vendimi përfundimtar do të jetë i Këshillit të BE-së. qa/bsh/ 

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR