• e premte, 22 nëntor 2024

BE-ja e ndaloi emrin "Pablo Eskobar" si markë tregtare

BE-ja e ndaloi emrin

Bruksel, 18 prill 2024 (MIA) - Gjykata e drejtësisë e Bashkimit Evropian e ka hedhur posht kërkesën për regjistrimin e emrit "Pablo Eskobar" si markë tregtare, pasi ky emër përputhet me drogë dhe krim të organizuar.

"Një kompani portorikane, e lidhur me familjen, aplikoi në vitin 2021 në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) për të regjistruar emrin e Pablo Eskobar si markë tregtare për mallra dhe shërbime në BE. Ndërkohë, EUIPO e refuzoi aplikimin, sepse konsideroi se marka ishte në kundërshtim me vlerat e BE-së", thuhet në elaborimin. 

Sipas aplikuesve, megjithatë, emrat so Boni dhe Klajd, Al Kapone dhe Çe Gevara janë regjistruar si shenjë mbrojtëse në BE dhe prej këtu, edhe për Pablo Eskobarin, i cili për shkak të "veprave të tij të shumta të mira për të varfërit në Kolumbi", u bë figurë mitike në mejnstrim kulturën e popullarizuar, duhet të vlejë e njëjta. Argument më tepër është se Eskobari nuk është kriminel i dënuar në gjyq.

Sipas Gjykatës, e drejta fundamentale e prezumimit të pafajësisë së Pablo Eskobarit nuk është shkelur, pasi, edhe pse ai asnjëherë nuk ka qenë penalisht i dënuar, në Spanjë opinioni e përjeton si "simbol të krimit të organizuar dhe krimeve të shumta".

Eskobar, i vrarë në vitin 1993, konsiderohet për udhëheqës të kartelit famkeq në Medelin dhe me dekada konsiderohej si një nga kontrabandistët më të pasur të kokainës në botë. bsh/

Foto: Vikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR