• e diel, 23 shkurt 2025

BE-ja bën thirrje për deportimin e emigrantëve të paligjshëm

BE-ja bën thirrje për deportimin e emigrantëve të paligjshëm

Bruksel, 15 mars 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të deportojnë më shumë emigrantë që kalojnë kufijtë e saj ilegalisht dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë.

"Vitin e kaluar shkalla e kthimit të personave që nuk kishin të drejtë qëndrimi ishte vetëm 21 për qind. Dështimi për të rikthyer njerëzit ngadalëson sistemin tonë dhe minon besimin në të", tha komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ilva Johanson.

Ajo shtoi se vitin e kaluar 340,000 vendime deportimi u morën në vendet e BE-së, por se vetëm në 60 për qind të rasteve autoritetet evropiane u përpoqën të kontaktonin vendet e origjinës së emigrantëve për t'i kthyer ata.

"Për të mbrojtur të drejtën për të kërkuar azil, duhet të tregojmë se sillemi siç duhet me ata që nuk i plotësojnë kushtet për të gëzuar mbrojtje ndërkombëtare. Ne kemi nevojë për migrim, por ai duhet të ndodhë në mënyrë të ligjshme dhe të rregullt", tha ajo.

Ardhja e më shumë se një milion emigrantëve në vitin 2015, kryesisht ata që ikin nga lufta në Siri apo Irak, shkaktoi një nga krizat më të mëdha politike në BE.

Johanson tha se agjencia për roje kufitare dhe bregdetare e BE-së është "e gatshme" të organizojë fluturime për deportim dhe u bëri thirrje shteteve të BE-së ta shfrytëzojnë atë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR