• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Behtel dhe Enkës" para një periudhe u është paguar paradhënia për punët përgatitore rreth korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimtar Kovaçevski sot kumtoi se konsorciumit "Behtel dhe Enka" para një periudhe të caktuar i është paguar paradhënia për punët përgatitore rreth korridoreve 8 dhe 10d, por shuma e saktë, siç tha, mund të kërkohet në NP për rrugë shtetërore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski konsfirmoi edhe se ka filluar puna e korridoreve, përkatësisht se në rrjedhë janë hulumtimet gjeomekanike.

null

"Për korridoret, po, ka filluar puna. Ajo marrëveshje tashmë është nënshkruar dhe sipas tij, së pari fillojnë hulumtimet gjeomekanike të cialt tashmë kanë filluar, fillon faza e projektimit sepse bëhet fjalë për projektim dhe ndërtim. Ata tashmë punojnë në pajtim me procedurat dhe kanë marrëveshje që është valide, është paguar paradhënia, shumën e saktë mund t'ua japin në NP për rrugë shtetërore, e cila i është transferuar "Behtel dhe Enkës" dhe kjo është bërë para një periudhe të caktuar, në pajtim me kryerjen e punëve përgatitore për fillim të ndërtimit të projektit sepse ka projektim, hulumtime gjeomekanike dhe më pas krywrje të projektit", tha Kovaçevski pas ngjarjes në të cilën u shënua jubileu 70-vjeçar i themelimit të Institutit për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov" dhe 120 vite nga publikii i librit "Për punët maqedonase". ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR