• e premte, 05 dhjetor 2025

BE: Rritet numri i kamionëve me ndihmë për Gazën, por ende është nën nivelin e kontraktuar

BE: Rritet numri i kamionëve me ndihmë për Gazën, por ende është nën nivelin e kontraktuar

Bruksel, 7 gusht 2025 (MIA) - Edhe pse numri i kamionëve me ndihmë humanitare që hyjnë në Gaza është në rritje, dërgesat ende janë më të vogla nga nivelet e kontraktuara mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, njoftuan mediat perëndimore, të cilët kanë pasur qasje në dokumentet e BE-së.

Sipas dokumentit, mes 29 korrikut dhe 4 gushtit, 463 kamionë me ndihmë janë shkarkuar në vendkalimet drejt Gazës, sipas të dhënave të KB-së dhe organizatave partnere.

Dokumenti i përket orvatjeve për përmirësimin e qasjes deri te ndihma humanitare të kontraktuara muajin e kaluar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR