• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe çmimet e produkteve ushqimore

BDI: Të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe çmimet e produkteve ushqimore

Shkup, 22 gusht 2024

Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%.


 Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%.


Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur çmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive. 


Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë. 


 Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe çmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend.

 Bashkimi Demokratik për Integrim

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR