BDI: Të margjinalizuar, të injoruar dhe pa rol – VLEN mbetet i ngujuar në mentalitetin opozitar
- Partitë humbëse të koalicionit Vlen, të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje.
- Post By Fami Bajrami
- 11:21, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025
Partitë humbëse të koalicionit Vlen, të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje.
Të margjinalizuar dhe të papërfillur nga ata që i emëruan, ata e kalojnë ditën duke shpërndarë propagandë kundër BDI-së, për të fshehur dështimin e tyre të plotë dhe tradhtinë ndaj interesave shqiptare.
Aq shumë janë të kapur nga VMRO-DPMNE- ja, saqë kanë filluar edhe të duken si ata – duke u marrë me shpifje dhe propagandë për të kaluarën, sepse nuk kanë asnjë rezultat për të treguar në të tashmen.
BDI nuk do të luajë rolin e prokurorisë për t’iu përgjigjur lojërave të tyre në të njëjtën mënyre, por jemi të shqetësuar dhe nuk mund të heshtim për degradimin e përfaqësimit shqiptar në vetëm shtatë muaj, duke shkaktuar dëme që do të duhen vite për t’u riparuar.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të dinjitetshëm, jo figura që shërbejnë si dekor i një pushteti që i ka anashkaluar dhe përdorur për interesa të huaja.
Bashkimi Demokratik për Integrim
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.