• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin

BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin

Shkup, 27 gusht 2024

Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua ka humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi. 

Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇKsë, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake. 

Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen.

Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit.

I gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dijnë të vërtetën, prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar. 

BDI

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR