BDI: Shfuqizimi i balancuesit bashkon partitë maqedonase dhe shërbëtorët e tyre nga VLEN
- Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me "përkatësinë e komunitetit" në kontekstin e punësimit në sektorin publik, apo respektivisht anulimin e “Balanserit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi.
- Post By Fitore Curri
- 12:15, 21 shtator, 2024
Shkup, 21 shtator 2024
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me "përkatësinë e komunitetit" në kontekstin e punësimit në sektorin publik, apo respektivisht anulimin e “Balanserit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi.
Çështja e anulimit të “Balanserit” do të hapë edhe shumë probleme të reja në periudhën në vijim të cilat mund dhe do të çojnë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, VMRO, ZNAM dhe Stoillkoviçi nuk do ta kishin arritur.
Është për keqardhje sepse rrënimi i MO-së po ndodhë duke qenë në Qeveri edhe koalicioni që humbi zgjedhjet në bllokun shqiptarë VLEN, të cilët janë verbuar pas ca posteve të pakta qeveritare.
Por, kështu ndodhë, kur shkelë vullnetin e shqiptarëve dhe paturpësisht bëhesh vazal i VMRO-së, kundër çdo interesi kombëtar.
Dihet më publikisht se kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve, dëshiron ta kthejë pabarazinë e mëparshme, andaj pyesim vazalët e tyre VLEN, në këtë frymë siç po rrjedhin gjërat, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”! A do ta arsyetoni edhe një vendim të tillë, siç po e arsyetoni pezullimin e balancuesit në një zë me VMRO-në dhe me ZNAM-in.
Bashkimi Demokratik për Integrim
__________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.