• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8 konfirmoi pastërtinë e projektit

BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8 konfirmoi pastërtinë e projektit

Shkup, 31 tetor 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konstaton që reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar. 

Për dy vite me radhë, VMRO dhe VLEN e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë. 

Qytetarët e dinë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vënë gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë 2020-2024. 

Hapi vijues është që Qeveria tash të rikthen vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojçan të realizohet me tunel e jo me autostradë malore, sepse tuneli është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit. 

Gjuetia politike e shtrigave disavjeçare dështoi dhe ngadhënjeu e vërteta, gjithmonë në të mirën e qytetarëve. 

Bashkimi Demokratik për Integrim

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR