BDI: Qytetarët po mbyten nga ndotja, Qeveria merret me politikë partiake!
- KUMTESË
- Post By Arta Bunjaku
- 11:08, 7 janar, 2025
Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in.
Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre.
Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje.
Nuk kanë asnjë plan, asnjë masë konkrete, vetëm fjalë dhe arsyetime të lodhura, ndërsa njerëzit po mbyten nga ndotja!
Fajtorë të drejtpërdrejtë për këtë situatë janë politikanë që kanë tradhtuar çdo fjalë dhe premtim, individë të refuzuar nga votuesit, por të zgjedhur në bodrumet e nëntokës politike.
Ata nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por vetëm interesat e errëta që i sollën në pushtet.
Ndaj nuk kanë as vullnetin dhe as guximin të përballen me këtë krizë, sepse prioriteti i tyre nuk janë qytetarët, por pazaret politike!
BDI paralajmëron se kjo situatë është e patolerueshme!
Kërkojmë masa të menjëhershme dhe efikase për të mbrojtur qytetarët, jo më shumë justifikime.
Qeveria duhet:
• Të miratojë masa urgjente për zvogëlimin ndotjes së ajrit!
• Të mbështesë familjet dhe grupet e rrezikuara me ndihmë për mbrojtje nga ndotja!
• Të ndalojë lojërat politike dhe të marrë përgjegjësi për krizën e shëndetit publik!
Mjaft më me paaftësi dhe shpërfillje!
Qytetarët nuk mund të marrin frymë, ndërsa këta politikanë vazhdojnë të bëjnë politikë për interesa të veta!
Kjo është papërgjegjësi me pasoja të rënda ndaj shëndetit të qytetarëve!
--
Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim
_________________________________________________________________________
***MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***