• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e Ivan Stoilkoviq

BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e Ivan  Stoilkoviq

Shkup, 14 gusht 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria monoetnike pa legjitimitet të popullit shqiptar dhe të tjerëve, kaloi nën hijen e faktit që organizoheshte nga putinisti i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit si Ivan Stoilkoviq, si dhe me buxhet të sakatuar. 

Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallait në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve, pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me para-pëlqim të VMRO DPMNEsë si në kohërat e Rrahman Morinës.

Ky poshtërim i shqiptarëve nga hyzmeçarët e VMRO-së ka marrë përmasa alarmuese me tendencë që çdo e arritur në drejtim të barazisë të zhbëhet. 

Platforma ligjore mbi legjitimitetin, e përgatitur si propozim nga Paul Uilliams dhe PILPG, parandalon vazalitetin dhe mungesën e legjitimitetit etnik të institucioneve në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. 

Prandaj, do të nisim konsultime publike mbi platformën për legjitimitet me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat dhe qytetarët që nga muaji shtator.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR