• e premte, 05 dhjetor 2025

BDI: Kryeministri pranon kapjen e shtetit

BDI: Kryeministri pranon kapjen e shtetit

Shkup, 3 prill 2025

Shqetësuese dhe skandaloze është deklarata e Kryeministrit sot në Parlament, i cili në arrogancën e tij, konfirmoi publikisht atë që qytetarët tashmë e dinë: shteti është i kapur! 

Në vend të sundimit të ligjit, ka vetëm një ligj – "ligji i tij", ligji i partisë që ka uzurpuar institucionet dhe që e trajton shtetin si pronë private. 

Në vend që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, Kryeministri deklaroi hapur se ai vetë vendos mbi të drejtën dhe drejtësinë, duke shkelur parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. 

Ky është një pranim i hapur se shteti nuk funksionon më sipas normave ligjore, por sipas vullnetit të një partie që i dikton gjithçka institucioneve. 

Sot, Kryeministri e tha qartë: nuk ka shtet, nuk ka kushtetutë, nuk ka ligje – ka vetëm vendime arbitrare të një partie që ka kapur çdo institucion. 

E ndërkohë që Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për parandalimin e tragjedisë në Koçan, bën parada në liri, ish-Ministri i Ekonomisë ndodhet në burg pa asnjëherë të ketë shkuar në Koçan. 

Ky është një shembull i pastër i drejtësisë selektive dhe kapjes së institucioneve.  

Kryeministri e konfirmoi sot me gojën e tij: shteti është i kapur!

BDI

_____________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR