BDI i kumtoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe bartës të listave për këshilltarë - Bujar osmani për Çairin, Bajram Rexhepi për Tetovën
- Kryesia e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së në mbledhjen e sotme të 21-të i caktoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe bartës të listave për këshilltarë të kësaj partie, të cilët do të jenë pjesë e kandidaturave të përbashkëta me subjektet e tjera politike të cilat janë në koalicion me Frontin evropian. Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të propozojë kandidatë për kryetarë të komunave Strugë, Dibër dhe Haraçinë, ndërsa pkrahu i Arben taravarit për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:35, 21 korrik, 2025
Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryesia e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së në mbledhjen e sotme të 21-të i caktoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe bartës të listave për këshilltarë të kësaj partie, të cilët do të jenë pjesë e kandidaturave të përbashkëta me subjektet e tjera politike të cilat janë në koalicion me Frontin evropian. Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të propozojë kandidatë për kryetarë të komunave Strugë, Dibër dhe Haraçinë, ndërsa pkrahu i Arben taravarit për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.
"Kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit do të jetë dr. Bujar Osmani, kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të jetë Bajram Rexhepi, për Zhelinën Emir Sulejmani, bartës liste në Komunën e Gostivarit do të jetë Valdet Xhaferi, bartës liste në Komunën e Strugës do të jetë Faton Pollozhani", theksoi Arbër Ademi, zëdhënës i BDI-së pas tkaimit treorësh të Këshillit të prëgjithshëm të[ BDI-së.
Për kandidatët e tjerë për kryetarë të komunave dhe bartës të listave për këshilltarë do të vendoset në katër ditët në vijim.
"Të gjithë këta kandidatë do të jenë të përbashkët të koalicionit, nuk bëhet fjalë vetëm për kandidatë të BDI-së apo të Aleancës për shqiptarët, të cilët janë partnerë. Më saktësisht, nga Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të marrim propoizim për kandidat për kryetar të komunës në Strugë, Dibër dhe Haraçinë. Nga ASH e taravarit do të kemi propozim për komunat Gostivar, Vrapçisht, Tearcë dhe Saraj, dhe në dhjetë komuna të tjera, do t'i konfirmojmë kandiatët e BDI-së dhe të të gjitha partive politike të cilat e përbëjnë këtë koalicion", theksoi Ademi.
Unanimisht, Kryesia qendrore e zgjodhi sekretarin e përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmetin për shef të shtabit qendror zgjedhor. ab/
Foto: МIА