Bauman: AfD do të kërkojë pozicionet presidenciale në komisionet dhe funksionin e zëvendëskryetait të Bundestagut
- Grupi i deputetëve të Alternaivës së djathtë për Gjermaninë (AfD) në Bundestag paralajmëroi se do të kërkojë pozicione presidenciale në komisionet dhe funksionin e zëvendëskryetait të parlamentit.

Berlin, 26 shkurt 2025 (MIA) - Grupi i deputetëve të Alternaivës së djathtë për Gjermaninë (AfD) në Bundestag paralajmëroi se do të kërkojë pozicione presidenciale në komisionet dhe funksionin e zëvendëskryetait të parlamentit.
Alternativa është dyfisht më e fuqishme nga konvokimi paraprak i parlamentit dhe ka kërksa adekuate, deklaroi sekretari i parë i grupit të deputetëve të partisë, Bernd Bauman.
"Tani kemi pothuajse një të katërtën e deputetëve dhe do të jetë shumë e vështirë për shumicën kuq e gjelbër, madje edhe për një pjesë të Unionit Kristiano-Demokratik që të kyçen edhe një herë", tha Bauman për radion Dojçlandfunk, transmeton DPA.
Nga hyrja në Bundestag në vitin 2017, AfD është grupi i vetëm i deputetëve që anjëherë nuk ka pasur përfaqësues të sajin në kryesinë e parlamentit. mb/
Foto:; Bundestag