KE propozoi Plan Veprimi për uljen e shpenzimeve për energji për 260 miliardë euro në vit deri në vitin 2040
- – Komisioni Evropian sot propozoi Plan Veprimi me masa afatshkurta për uljen e shpenzimeve për energji, kompletim të Bashkësisë Energjetike, tërheqjen e investimeve dhe për gatishmëri më të mirë për kriza potenciale energjetike, i cili duhet të rezultojë me kursime të energjisë nga 260 miliardë euro në vit deri në vitin 2040.
- Post By Fitore Curri
- 15:11, 26 shkurt, 2025

Bruksel, 26 shkurt 2025 (MIA) – Komisioni Evropian sot propozoi Plan Veprimi me masa afatshkurta për uljen e shpenzimeve për energji, kompletim të Bashkësisë Energjetike, tërheqjen e investimeve dhe për gatishmëri më të mirë për kriza potenciale energjetike, i cili duhet të rezultojë me kursime të energjisë nga 260 miliardë euro në vit deri në vitin 2040.
“BE është në një pikë kthese vendimtare për konkurrencën, dekarbonizimin dhe sigurinë e saj, me nevojë të qartë për të vepruar. Shpenzimet strukturore të larta të energjisë dëmtojnë qytetarët dhe bizneset tona. Sfidat janë të qarta, po kështu është edhe roli i Bashkimit Evropian për t'i trajtuar ato”, bëhet e ditur në propozimin e Planit të Veprimit.
Plani është menduar si komponentë kyçe e Marrëveshjes për industri të pastër, që ishte promovuar paraprakisht sot, dhe duhet të kontribuojë për uljen e faturave të larta për energji të amvisërive dhe të industrive, me kursime të përgjithshme të vlerësuara prej 45 miliardë euro në vitin 2025, të cilat gradualisht do të rriten deri 130 miliardë euro në vit deri në vitin 2030 dhe deri 260 miliardë euro deri në vitin 2040.
“Plani i veprimit do të sjellë lehtësim afatshkurt për konsumatorët dhe do ta hapë rrugën për kompletimin e Bashkësisë Energjetike përmes rritjes së përfitimeve nga shumë burime të rinovueshme të energjisë, kursim të energjisë, integrim të fuqizuar të tregut dhe lidhje më të mirë ndërmjet vete”, theksohet në propozim.
Gjithashtu, Plani propozon edhe masa për përballje me sfidat të cilat kontribuojnë për rritje të shpenzimeve për energji në BE, për uljen e importit të karburanteve fosile dhe për integrim të plotë në sistemin e energjisë elektrike.
“Duke përshpejtuar investimet në energjinë e pastër dhe infrastrukturën dhe duke futur transparencë dhe drejtësi në tregjet e gazit, energjia mund të bëhet më e përballueshme. Ulja e mëtejshme e kohës për dhënien e lejeve për burimet e rinovueshme dhe infrastrukturën e energjisë do të ndihmojë gjithashtu në uljen e shpenzimit së prodhimit të energjisë elektrike. Konsumatorët tashmë përfitojnë nga rreth 34 miliardë euro çdo vit falë tregut të brendshëm të energjisë të BE-së. Integrimi i mëtejshëm mund të rrisë përfitimet e tilla në 40 deri në 43 miliardë euro në vit tashmë deri në vitin 2030”, thekson KE.
Sipas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, BE-ja punon në uljen e çmimeve të energjisë dhe në rritjen e konkurrencës.
“Tashmë kemi ulur ndjeshëm çmimet e energjisë në Evropë duke dyfishuar burimet e rinovueshme të energjisë. Tani ne po shkojmë një hap më tej, me Planin e Veprimit për Energjinë e Përballueshme si pjesë e Marrëveshjes sonë të Industrisë së Pastër, ne mund të ndërtojmë një bashkësisë të vërtetë të energjisë," theksoi Fon der Lajen.
Nënkryetarja ekzekutive e KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrent Tereza Ribera, theksoi se tranzicion i pastër nuk është i mundur pa qasje në energji të pranueshme për të gjithë.
“Me uljen e faturave për energji, ky Plan Veprimi do të jetë në interes për qytetarët evropianë dhe do tu mundësojë bizneseve evropiane të mbesin në kursin e dekarbonizimit, të përparojnë ekonomikisht dhe të bëhen më konkurrent në skenën globale”, porositi Ribera.
Sipas saj, me Planin do të sigurohet që tranzicioni ekologjik të mbetet proces social i drejtë, nga i cili asnjë nuk do të lihet anash.
Eurokomisari për energji dhe banim, Den Jorgensen lidhur me propozimin e Planit theksoi se sfidat e sotme kërkojnë aktivitete të guximshme dhe ambicioze për uljen e çmimeve të energjisë dhe për mbrojtje të sigurisë së BE-së.
“Përgjigja ndaj këtyre sfidave qëndron në një Union Energjetik më të pastër, më të lirë, më efikas dhe më të lidhur. Prandaj nuk do të tërhiqemi nga tranzicioni i gjelbër. Ne do të ecim përpara, me vendosmëri dhe urgjencë”, shtoi Jorgensen. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s