Fon der Lajen: BE-ja nuk i ndryshon qëllimet e saj për mbrojtjen e mjedisit jetësor
- Qëllimet e BE-së për mbrojtjen e natyrës, një tranzicion të drejtë energjetik dhe reduktimin e ndotjes së karbonit mbeten të pandryshuara, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në takimin me përfaqësuesit e industrisë evropiane në Antverpen.

Bruksel, 26 shkurt 2025 (MIA) - Qëllimet e BE-së për mbrojtjen e natyrës, një tranzicion të drejtë energjetik dhe reduktimin e ndotjes së karbonit mbeten të pandryshuara, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në takimin me përfaqësuesit e industrisë evropiane në Antverpen.
Ajo shtoi se BE-ja do të jetë neutrale dhe fleksibële ndaj teknologjive që përdoren për të arritur qëllimet e përcaktuara. Fon der LAJEN theksoi se BE do të sigurojë 100 miliardë euro për industri të pastra dhe për të promovuar kompanitë më inovative.
"Ne duhet të investojmë më shumë se kurrë në inovacionet," kërkoi ajo.
Sipas saj, Komisioni do të propozojë ndryshime në rregullat për ndihmë shtetërore për të përshpejtuar futjen e inovacioneve, si dhe një plan për arritjen e çmimeve të përballueshme të energjisë.
Fon der Lajen theksoi se do të paraqiten masa shtesë për të kapërcyer varësinë nga importet e karburanteve fosile. Sipas saj, deri më tani përpjekjet drejt një tranzicioni drejt prodhimit më të pastër në BE ka kontribuar në kursime prej 60 miliardë eurosh.
Paraprakisht sot KE paraqiti disa propozime në lidhje me uljen e çmimeve të energjisë, promovimin e prodhimit të pastër dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme. Komisioni propozoi gjithashtu lehtësimin e legjislacionit për aktivitetet e kompanive evropiane. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s