Bastisje në Veles, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi
- Në Veles, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike - Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë MPB-së, në koordinim me Njësinë për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria G.SH. (44) nga Velesi.
- Post By Fami Bajrami
- 11:15, 17 nëntor, 2023

Shkup, 17 nëntor 2023 ( MIA) - Në Veles, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike - Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë MPB-së, në koordinim me Njësinë për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria G.SH. (44) nga Velesi.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie pluhur ngjyrë e bardhë.
Për rastin është informuar Prokurori Publik, personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrihet kallëzim përkatës. ss/
Foto: arkivi MIA-s