• e hënë, 01 korrik 2024

Bastisje në Tetovë, u gjet heroinë

Bastisje në Tetovë, u gjet heroinë

 Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të  SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje  kanë bastisur shtëpinë dhe objektet ndihmëse të 47 vjeçarit tetovar  A.E., i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, njoftojnë nga MPB-ja.

"Gjatë bastisjes, në ambientet e përdorura nga A.E, i cili mungonte në moment, u gjet heroinë dhe është sekuestruar nga  bashkëshortja e tij 38-vjeçare, si dhe sende me mbetje heroine" bëjnë të ditur nga MPB-ja.

 Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj A.E. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR