• e shtunë, 29 qershor 2024

Bastisje në Shtip, u gjet drogë dhe një armë, arrestohet një diler

Bastisje në Shtip, u gjet drogë dhe një armë, arrestohet një diler

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Shtip, dje rreth orës 19:15 e kanë privuar nga liria M.S. (41) nga Shtipi.

"Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në automjetin e tij dhe në zyrën që përdor, i janë gjetur dhe marrë nga automjeti një lëndë e bardhë dhe sende me mbetje të një lënde të bardhë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, po ashtu me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar një materie e bardhë kokrrizore, një pistoletë "Pietro Beretta" me kornizë tetë fishekësh, 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të bardhë", kumtojnë sot nga MBP.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër M.S.do të dorëzohet kallëzimi i duhur. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR