• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bastisje në Shkup, gjendet heroinë dhe terezi digjitale

Bastisje në Shkup, gjendet heroinë dhe terezi digjitale

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Heroinë dhe terezi digjitale janë gjetur sot gjatë një bastisje në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.D.(24) dhe A.A. (43) , të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e I.D. e kryer me urdhër gjyqësorë, janë gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe terezi dixhitale. Poashtu, në shtëpi ka qenë i pranishëm edhe A A", thuhet në kumtesë.

Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: Ministria e Punëve të Brenbshme

QËNDRONI TË LIDHUR