• e diel, 06 tetor 2024

Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup dhe Departamentit të Policisë Kriminalistike, dje në orën 12:30 në Shkup, në zonën e Karposhit nga liria  privuan N.G (26) dhe S.J. (25) nga Shkupi.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit të kryer në bazë të urdhëresës paraprake të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, në banesën ku ka qenë duke qëndruar S.J janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe të holla.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR