• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Shkup,  12 dhjetor 2023 (MIA)  -  Nëpunësit e policisë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm me Drogë në SPB Shkup, sot kanë privuar nga liria shkupjanin  M.K.(37).

Siç bëri të ditur SPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës, të kryer me vendim të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar edhe marihuanë dhe rrëshirë hashashi.

"Personi është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme 

 

QËNDRONI TË LIDHUR