• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bastisje në Shkup, gjenden 140 paketime me drogë, përcaktohet masa e paraburgimit

Bastisje në Shkup, gjenden 140 paketime me drogë, përcaktohet masa e paraburgimit

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Paraburgim prej 30-të ditësh për një shkupjane 54 vjeçare R.Xh. pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj nëpunësit policor kanë gjetur mbi 140 paketime me drogë. R.Xh. është privuar nga liria së bashku me M.A. (37) nga Shkupi.

"Paraprakisht pas sigurimit të njohurive operative dhe marrjes të urdhërit gjyqësor për bastisje, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e R.XH. (54) nga Shkupi. Gjatë bastisjes janë gjetur: 73 paketime me materie të bardhë në gjendje pluhuri, 14 tableta, një qese e madhe me materie në gjendje pluhuri ngjyrë kafe dhe të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme në vlerë prej 9060 euro dhe 14.100 denarë", informojnë nga MPB.

 Kundër R.XH: është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë, kurse nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake i është përcaktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve në INK Burgu Shkup. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR