• e martë, 02 korrik 2024

Bastisje në Shkup, është gjendur drogë, arrestohen tre dilerë

Bastisje në Shkup, është gjendur drogë, arrestohen tre dilerë

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 5 dhe 6 mars, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale - Sektori për Trafikim të Paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe nga SPB Shkup - Njësiti për tregti të paligjshme kanë privuar nga liria F.P.(29), D.D.(32) dhe D.P.(25), të gjithë nga Shkupi, për të cilët dyshohet se janë shpërndarës të drogës.

"Më datë  05.03.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit, para ndërtesës ku banon përkohësisht F.P. është privuar nga liria D.P., ndërsa tek ai janë gjetur para, për të cilat dyshohet se kanë origjinën nga një vepër penale. Më pas, gjatë kontrollit në banesën që shfrytëzohej nga F.P.. të kryer me vendim gjykate, ai u gjet bashkë me D.D. duke paketuar marijuanë. Njëkohësisht, u gjeten 78 pako me marijuanë, një qese me marijuanë, lëndë pluhuri e bardhë, peshore digjitale, para dhe sende të tjera me mbetje narkotike,"; thuhet në kumtesën e sotme të MBP-së.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR