• e martë, 02 korrik 2024

Bastisje në rrethinën e Strumicës, arrestohen dilerë të drogës

Bastisje në rrethinën e Strumicës, arrestohen dilerë të drogës

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Dy dilerë të drogës nga Strumica janë arrestuar mbrëmë, ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë, kërcell kanabisi, peshore dixhitale dhe një grimcues me mbetje marihuanë, 

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë arrestuar P.K. (36) dhe K.K. (40). Në shtëpinë e P.K. në fshatin Bansko ku përkohësisht banonte janë gjetur marihuanë, një shiringë e mbushur me lëndë të zezë, kërcell të bimës së kanabisit dhe sende të tjera, ndërsa gjatë në shtëpinë e tyre në Strumicë, të kryer edhe me urdhër të gjykatës, në të cilin u gjet personi K.K., u konfiskua marihuanë, dy peshore digjitale dhe një grimcues me mbetje marihuanë, një pushkë ajrore “Gamo” dhe sende të tjera  të cilat dyshohet se rrjedhin  nga  vepër penale.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR