Bastisje në rrethinën e Kërçovës, është gjetur armë
- Me urdhër gjyqësor, nëpunës policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Kërçovë dhe Njësia policore Osllomej kanë kryer bastisje në shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvinc i Kërçovës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:37, 18 shkurt, 2025

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Me urdhër gjyqësor, nëpunës policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Kërçovë dhe Njësia policore Osllomej kanë kryer bastisje në shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvinc i Kërçovës.
Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë bastisjes, në shtëpinë e I.XH. janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta „Ekol Firat Kompakt“ dhe karikatorë për pistoletë. Ndërsa, gjatë bastisjes së shtëpisë së R.Ç. është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.
Personat u privuan nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s