• e enjte, 04 korrik 2024

Bastisje në rajonin e Tetovës, gjendet drogë, arrestohet dileri

Bastisje në rajonin e Tetovës, gjendet drogë, arrestohet dileri

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Nëpunësit policor nga SPB Tetovë sot e privuan nga liria X.X.(33) nga Poroi i Tetovës, te i cili është gjetur drogë.

Siç kumtoi MPB, sot në periudhën nga ora 07:30 deri në 08:30, pas urdhërit të marrë gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të X.X., me ç'rast janë gjetur dhe marrë kokainë, marijuanë dhe hashash.

X.X. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor dhe kundër tij do të vijojë parashtresë adekuate. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR