Bastisje në Manastir, gjendet drogë, arrestohen dy persona
- Nëpunës policorë të SPB Manastir dje në Manastir e kanë privuar nga liria 46-të vjeçaren M.I. nga Manastiri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së saj, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë e paketuar për shitje dhe të holla në apoenë të ndryshëm.
- Post By Melahat Baftija
- 10:21, 7 shkurt, 2024

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Manastir dje në Manastir e kanë privuar nga liria 46-të vjeçaren M.I. nga Manastiri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së saj, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë e paketuar për shitje dhe të holla në apoenë të ndryshëm.
"Në rr. “Debarska” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria E.A. (33) nga Manastiri për shkak se tek ai është gjetur marihuanë të cilën e ka blerë nga M.I. Të dy janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse", theksohet në kumtesën e MPB-së. mb/.