• e martë, 18 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bastisje në Komunën Koçan, merret dokumentacioni i lidhur me diskotekën "Puls"

Bastisje në Komunën Koçan, merret dokumentacioni i lidhur me diskotekën

Koçan, 18 mars 2025 (MIA) - Në këtë moment në ndërtesën e Komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues të institucioneve kompetente, të cilët duhet ta marrin dokumentacionin e nevojshëm lidhur me kompetencat e administratës komunale rreth lejeve dhe punës së diskotekës "Puls".

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë informatën, por nga Prokuroria tani për tani nuk ka informatë zyrtare nëse prokurorë të tyre kanë hyrë në ndërtesën komunale.

Në zjarrin herët në mëngjes të dielën në diskotekën "Puls" në Koçan jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Mes viktimave janë edhe anëtarët e bendit "DNK", i cili ka performuar atë natë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR