• e hënë, 01 korrik 2024

Bastisje në Çair të Shkupit - zbulohen rreth 14 gramë, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe të holla

Bastisje në Çair të Shkupit - zbulohen rreth 14 gramë, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe të holla

Shkup, 8 janar 2024 (MIA) -  Nëpunës policorë nga SPB Shkup - Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëmme Drogë dhe Armë,   pas marrjes së një urdhri gjyqësor, sot në zonën e Çairit, kanë kryer bastisje në një shtëpi të personit me iniciale I.S. gjatë së cilës kanë gjetur    14 gramë, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe të holla. 

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja,  personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë. 

"Sot (08.01.2024), nëpunës policorë nga SPB Shkup - Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm kanë privuar nga liria personin I.S.(46) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së një urdhri gjyqësor, nëpunësit policorë bastisën shtëpinë e tij në zonën e Çairit, gjatë së cilës u gjet[n tre pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafeje (heroinë) me peshë totale rreth 14 gramë, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe të holla. Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë", qëndron në kumtesën e MPB-së. 

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR